Në vlugun e diskutimeve për pozitën e presidentit që do të zëvendësojë Hashim Thaçin, tash kur LDK-ja e VV-ja po ndajnë pozitat për të nënshkruar pastaj koalicionin, Lutfi Haziri është ‘propozuar’ si president i ardhshëm, raporton Gazeta Express.
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, së bashku me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, derisa ka shkruar se është me presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Kujtojmë se kjo pozitë është duke i mbajtur larg marrëveshjes VV-në dhe LDK-në, dy parti që ka kohë që po tentojnë të formojnë së bashku qeverinë e ardhshme.
Vendosja e këtij kushti në tavolinë të diskutimit nga LDK-ja ka bërë që për disa ditë të pezullohen takimet. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...