Të dhënat zyrtare vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
“Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-tetor 2019, shënon rritje për 10,8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kjo do të thotë se besimi në ekonominë tonë është kthyer, ekonomia jonë është e zhvilluar dhe konkurente në tregjet e huaja.
Me anëtarësimin zyrtar në NATO që ëshë i sigurt edhe me afrimin në BE, plotësisht do të intensifikohet rritja e eksportit, por edhe pozitivisht do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimtarinë e rritur”, vlerësojnë nga LSDM.
“Si parti përgjegjëse LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë rritje dhe zhvillim, ekonomi më konkurente, paga më të larta dhe më shumë para”, përfundojnë nga LSDM.