“Për ato letrat po bëj unë diçka” Rama fshin nga ERTV daljen e Vangjush Dakos - Gazeta Express
string(75) "per-ato-letrat-po-bej-une-dicka-rama-fshin-nga-ertv-daljen-e-vangjush-dakos"

Gazeta Express

05/12/2019 22:41

“Për ato letrat po bëj unë diçka” Rama fshin nga ERTV daljen e Vangjush Dakos

Gazeta Express

05/12/2019 22:41

Këtë të enjte kryeministri shkoi në një tjetër vizitë në gërmadhat e banesave të rrëzuara në Durrës për një inspektim të situatës. Në videon e postuar vetë prej tij në rrjetin social, në fund të saj shfaqej ish- kryebashkiaku Vangjush Dako i cili i thotë kryeministrit që po “bën ai diçka me ato letrat”.

Pavarësisht se nuk është mësuar se për çfarë letrash po flitej, Rama i thotë “ok” dhe në këtë moment video përmbyllet.

Lexo Edhe:

Express e publikoi pak (tashme video e hedhur nga Rama vete nuk eshte e aksesueshme) orë më parë lajmin në fjalë, por mesa duket kryeministri ka vendosur që ta “redaktojë” videon, duke hequr pamjet kur del Vangjush Dako.

Momenti i hequr nga ERTV e Edi Rames, ku shfaqet Vangjush Dako dhe flet shkurtimisht me kryeministrin

Pjesë nga biseda mes Ramës, Çuçit e në fund Vangjush Dakos:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.
Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.
Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.
Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.

Video e ‘redaktuar’ e Edi Rames ne ERTV… Vangjush Dako eshte hequr

Kujtojmë se pak ditë më parë, pas një gafe të kryer në një intervistë televizive, Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i kryetares së bashkisë së Durrësit, qytetit më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Pak orë më vonë, këshilli bashkiak me votë unanime vendosi të komandojë si drejtues të ri të Bashkisë Zhuljen Varfin, i cili ka qenë nënkryetar i bashkisë për 12 vite dhe njëri ndër personat më të besuar të Vangjush Dakos.

Kujtojmë po ashtu se në media janë raportuar po ashtu disa ide se tashmë me zgjedhjen e Varfajt në krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka arritur sërish të marrë në dorë pushtetin./Express