Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për autostradën e të ashtuquajturit Korridori Moravian i Serbisë.
Autostrada qindrakilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë. Punimet në këtë autostradë pritet të fillojnë menjëherë, ndërsa pritet të përfundojë në më pak se 4 vjet.
Bechtel Enka UK do të jetë kompania që do të kryejë punimet.
Seksioni i parë i punimeve pritet të kryhet në nëntor të vitit 2021, me rrugën deri në Krushevc.
Kjo rrugë do të jetë autostrada e parë digjitale dhe do të jetë autostrada më e gjerë në Serbi deri më tani.
Korridori Moravian do të bashkohet me korridorin 10 dhe 11.