MIT e gatshme për reshje të borës - Gazeta Express
string(33) "mit-e-gatshme-per-reshje-te-bores"

MIT e gatshme për reshje të borës

Gazeta Express

03/12/2019 16:09

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror (14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada), janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor.

“Gjatë ditës së martë (03.12.2019) këto kompani, janë duke punuar në pastrim dhe hedhje të kripës në të gjitha regjionet, veçanërisht në zonat më malore ku reshjet janë më të dendura”, thuhet në komunikatë.

Lexo Edhe:

Kompanitë do të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë, deri me datën 31 mars kur edhe përfundon sezoni dimëror i mirëmbajtjes së rrugëve dhe varësisht nga reshjet, data përmbyllëse mund të shtyhet.

“Ju rikujtojmë se MIT është përgjegjëse vetëm për rrugët rajonale, nacionale, magjistralet dhe autostradat, ndërsa ato lokale mbeten në përgjegjësi të komunave”, njofton MI’ja.