Haradinaj: Përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci janë bazamenti i shtetit të Kosovës - Gazeta Express
string(86) "haradinaj-perpjekjet-e-rugoves-per-liri-e-demokraci-jane-bazament-i-shtetit-te-kosoves"

Gazeta Express

02/12/2019 11:05

Haradinaj: Përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci janë bazamenti i shtetit të Kosovës

Gazeta Express

02/12/2019 11:05

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. Sipas Haradinajt, përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci janë bazament i shtetit të Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës për herë do ta nderojnë “liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore”.

“Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, ka shkruar Haradinaj. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement