Haradinaj homazhe te varri i Rugovës, ende optimist që lajmi për vizat do të jepet këtë muaj - Gazeta Express
string(91) "haradinaj-homazhe-te-varri-i-rugoves-ende-optimist-qe-lajmi-per-vizat-do-te-jepet-kete-muaj"

Gazeta Express

02/12/2019 10:23

Haradinaj homazhe te varri i Rugovës, ende optimist që lajmi për vizat do të jepet këtë muaj

Gazeta Express

02/12/2019 10:23

Derisa shteti francez vazhdon të deklarojë se Kosova duhet të japë rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vazhdon të besojë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në këtë dhjetor

Haradinaj është ende i bindur që kosovarët lajmin për liberalizmin e vizave do ta marrin para Krishtlindjeve. Deklaratë të njëjtë për vizat, Haradinaj kishte dhënë edhe në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto komente, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i dha pas homazheve që bëri dhe kurorave me lule që i vuri pranë shtatores së e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

E data për liberalizimit të vizave ishin dhënë nga të gjitha qeveritë madje Qeveria në largim e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, si datë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës e pati përmendur edhe fundin e vitit 2018 dhe qershorin e këtij viti. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement