2472 persona janë akomoduar në hotele, janë dëmtuar 8 shkolla dhe 1 Qendër Shëndetësore - Gazeta Express
string(91) "rama-2472-persona-jane-akomoduar-ne-hotele-jane-demtuar-8-shkolla-dhe-1-qender-shendetesore"

Gazeta Express

30/11/2019 7:46

2472 persona janë akomoduar në hotele, janë dëmtuar 8 shkolla dhe 1 Qendër Shëndetësore

Gazeta Express

30/11/2019 7:46

Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.

“Janë 2472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore”- tha kryeministri.

Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.

“Jo çdo krisje e murit e bën banesët të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”- vijoi kryeministri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement