Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat, shkruan Gazeta Express.
Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve.
Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar.
Berisha ju ka bërë thirrje mediave që të raportojnë me guxim dhe objektivitet. /GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...