Netflix paralajmëron sezonin e dytë të "Sex Education" - Gazeta Express
string(68) "netflix-vjen-me-premieren-e-sezonit-te-dyte-te-sezonit-sex-education"

Gazeta Express

28/11/2019 22:48

Netflix paralajmëron sezonin e dytë të “Sex Education”

Gazeta Express

28/11/2019 22:48

Lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e “Sex Education”. Netflixi më në fund e ka paralajmëruar datën e premierës për sezonin e ri të serialit humoristik dramë për adoleshentë

Gillian Anderson dhe Asa Butterfield kthehen më 17 janar 2020 me tetë episodet e reja, pak më shumë se një vit nga premiera e sezonit të parë.

Ngjarja e serialit bën fjalë për nxënësin e ndrojtur të shkollës së mesme, Otis Milburn (Butterfield), i cili jeton me nënën e tij Jean (Anderson), terapiste seksuale. Sezoni i parë përfundoi kur Otis dhe shoqja Maeve e themeluan klinikën për terapi seksuale në shkollë për ta përdorur intuitën e pazakontë të Otisit për dhënie të këshillave seksuale, shkruan Koha.  

Në sezonin e dytë, Otis do të luftojë me nxitjet e tij të reja seksuale, do të përpiqet të mbajë kontakte me Olin, dhe në të njëjtën kohë të përpiqet ta rregullojë marrëdhënien e tij të ftohur me Maeve. E gjithë kjo derisa shkolla tronditet nga problemi i rasteve gjithnjë e më të shpeshta të klamidisë që vërtetojnë se edukimi seksual është i nevojshëm për nxënësit e shkollës.

Në rolet e tjera përfshihen: Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Connor Swindells, Aimee Lou Wood, Kedar Williams-Stirling, Chaneil Kular, Simone Ashley dhe Mimi Keene. Autorja, skenaristja dhe producentja ekzekutive e serialit është Laurie Nunn, ndërsa sezoni i dytë do të bëhet me regji të Ben Taylor, Alice Seabright dhe Sophie Goodhart.

Sex Education: Season 2 | Announcement [HD] | Netflix

It’s official. Season 2 is COMING. Watch Sex Education, only on Netflix: https://www.netflix.com/in/title/80197526 SUBSCRIBE: http://bit.ly/29qBUt7 About Netflix: Netflix is the world’s leading internet entertainment service with 130 million memberships in over 190 countries enjoying TV series, documentaries and feature films across a wide variety of genres and languages.

Netflix transmetoi sezonin e parë më 11 janar të këtij viti, ndërsa e paralajmëroi sezonin e dytë në fillim të shkurtit. Trileri zyrtar për sezonin e ri ende nuk është publikuar.