Edi Rama: Rrofsh e qofsh o Behgjet Pacolli - Gazeta Express
string(41) "edi-rama-rrofsh-e-qofsh-o-behgjet-pacolli"

Gazeta Express

28/11/2019 14:42

Edi Rama: Rrofsh e qofsh o Behgjet Pacolli

Gazeta Express

28/11/2019 14:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar në Facebook ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit bëri të ditur se ka ndarë 1 milion euro pas tërmetit në shtetin shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Pacolli që gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Durrës e Thumanë, për t’u solidarizuar me banorët e Shqipërisë, sot bëri të ditur se do t’i ndajë 1 milion euro për t’i mbështetur të gjithë ata që u prekën nga tërmeti.

Për këtë e ka uruar menjëherë pas lajmit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama ka shkruar në Facebook, “rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement