Aktivitetet e 28 Nëntorit në Kosovë anulohen për shkak të tërmetit në Shqipëri - Gazeta Express
string(78) "aktivitetet-e-28-nentorit-ne-kosove-anulohen-per-shkak-te-termetit-ne-shqiperi"

Aktivitetet e 28 Nëntorit në Kosovë anulohen për shkak të tërmetit në Shqipëri

Gazeta Express

28/11/2019 14:29

Festa e Flamurit këtë vit i gjeti shqiptarët e bashkuar si gjithmonë, por kësaj radhe jo për festë

Tërmeti i 26 nëntorit ishte i kobshëm për Shqipërinë dhe gjithë popullin shqiptar.

Lexo Edhe:

Ky tërmet i cili mori dhjetëra jetë njerëzish, la shumë të lënduar e shkaktoi një mori dëmesh të mëdha.

Ai u bë shkak që festa e 28 Nëntorit të marrë një kahe tjetër.

Të gjitha organizimet e planifikuara për këtë datë u anuluan në shenjë sensibilizimi me shqiptarë që pësuan nga tërmeti i së martës.

Në mesin e tyre është artistja e njohur Eliza Hoxha. Ajo anuloi koncertin që ishte paraparë të mbahej në Prishtinë.

Ajo, gjithashtu, shtoi se mbeti e mahnitur dhe njëkohësisht krenare me kontributin e kosovarëve.

Për festë ishin përgatitur edhe lokalet e ndryshme në Kosovë, shumica prej të cilave u anuluan. Në mesin e këtyre të fundit është edhe “Nana fashion- Food and More”. Pronaret e këtij lokali kishin paraparë një mbrëmje speciale për festën e flamurit, madje gjithçka do të organizohej në frymë tradicionale me ç’rast do të interpretonte Nezafete Shala me band. Pos anulimit të eventit, Brada së bashku me partneren e saj Xheraldina Vula, kanë dhënë një shumë të konsiderueshme të hollash për të prekurit nga tërmeti.

Aktivitete të shumta rreth kësaj feste pritej të mbaheshin edhe nëpër shkolla në Kosovës, duke e shënuar këtë ditë me programe të ndryshme artistike.

Edhe qytetarët e Kosovës, të prekur nga ngjarja e 26 nëntorit në Shqipëri, deklarojnë se nuk do të ketë festë këtë 28 Nëntor. 

Ndryshe, shqiptarët e Shqipërisë në asnjë moment nuk po ngurrojnë të shprehin falënderimet ndaj Kosovës dhe popullit të saj për sensibilizimin e madh dhe të menjëhershëm pas tragjedisë.

Në mesin e tyre ishte edhe Del Vina, postimi i së cilit në rrjetin social Facebook bëri bujë të madhe në të gjitha vendet shqipfolëse.

Ai në profilin e tij kishte shkruar:

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?

Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hyn në punë ajo biletë, kur Kosova sot pagoi abonenë e përjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qan me mua dhembjen time është unë.”

Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk është më e huaj.

Sot ranë festimet e Ditës se Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndan dhimbjen.

Ua kthefshim në gëzime!…Hmm…Në finalen e play off-it Kosovë-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosove në Euro 2020. /Liridon Spahiu