Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma - Gazeta Express
string(56) "skandali-i-te-perjavshmes-serbe-vuciqit-i-drejtohet-arma"

Gazeta Express

28/11/2019 9:54

Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

Gazeta Express

28/11/2019 9:54

E përjavshmja serbe, NIN, ka shokuar lexuesit e saj pasi në ballinën e saj vendosi fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me një armë që i ishte drejtuar atij.

Pas stuhisë që shkaktoi në publik kjo foto, e përjavshmja NIN faqen kryesore të saj gjatë ditës së sotme e ka lënë të zbrazët.

Tanjug ka përcjellë një deklaratë të botuesit NIN, Ringier Axel Springer Serbia, kjo media doli pa foto në kopertinë pasi sipas botuesit, zgjedhja origjinale e fotografisë ishte e papërshtatshme, veçanërisht në vendin ku u vra kryeministri.

Ringier Axel Springer Serbia thekson se megjithëse fotoja është ndryshuar, përmbajtja e artikullit me titull “Afera e armëve: Kush po e shkatërron Krushikun” mbetet e pandryshuar.

Botuesi deklaron se NIN me kopertinën e re do të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement