Një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha nga goditjet e fundit të tërmetit.
Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.
Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.
Fatmirësisht, në tërmetin e së mërkurës nuk kishte banorë që ndodheshin në ndërtesë. “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...