U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë: Kush është Dukagjin Nikollaj? - Gazeta Express
string(65) "u-ekstradua-dje-nga-spanja-ne-kosove-kush-eshte-dukagjin-nikollaj"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 8:43

U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë: Kush është Dukagjin Nikollaj?

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 8:43

Një person kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”, dhe disa të tjerë të plagosur në një rast që kishte ndodhur para rreth tre viteve në Prishtinë. Një ndër personat e dyshuar si i përfshirë, ka qenë edhe Dukagjin Nikollaj.

I njohur si “Duka”, i njëjti është ekstraduar nga Spanja në Kosovë gjatë ditës së djeshme, derisa ishte i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

“Duka” kishte qenë në arrati që prej rastit të ndodhur në lokalin në kryeqytet, derisa ishte raportuar për arrestimin e tij në Spanjë.

Në rast, kishte qenë i përfshirë edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.

Dukagjin Nikollaj ishte i kërkuar nga FBI i dyshuar si pjesë e bandës “Krasniqi Organization”.

I njejti ishte shok me Kastriot Ramadanin, i cili kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”

Në një komunikatë për media të enjten, Policia e Kosovës njoftoi për ekstradimin e “Dukës”.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dorëzuar në Rajonin e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e tjera.

“I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të PK-së në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement