Feraj i VV e ngacmon LDK'në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi - Gazeta Express
string(74) "feraj-i-vv-e-ngacmon-ldkne-per-vjosa-osmanin-thote-se-populli-nuk-ua-votoi"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 19:41

Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 19:41

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ka negociata mes LVV dhe LDK-së, ka shkruar për këtë subjekt politik, duke thënë se “populli nuk ia do presidentin”.

LDK-ja po kërkon nga LVV-ja që ta kenë Presidentin si balancim politik institucional, por Feraj thotë se populli nuk ia ka votuar, duke iu referuar Vjosa Osmanit e cila ishte kandidat e kësaj partie për presidente.

“LDK është e vetmja parti që kandidaten e saj për presidente e ka propozu për votim të drejtpërdrejtë nga populli. Populli nuk e ka votuar”, ka shkruar ai.

Përndryshe, sot nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, pasi Albin Kurti ka kërkuar më shumë. Ky veprim u kritikua nga opozita./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement