ASH: Mbi fatkeqësinë e qytetarëve të Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik - Gazeta Express
string(76) "ash-mbi-fatkeqesine-e-qytetareve-te-gostivarit-nuk-ndertohet-rejting-politik"

Maqedoni

Gazeta Express

06/08/2026 14:17

ASH: Mbi fatkeqësinë e qytetarëve të Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik

Maqedoni

Gazeta Express

06/08/2026 14:17

Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë reagimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe punës së pandërprerë të shtabeve të krizës qendror dhe lokal, komunave të tjera, stafit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve.

Aleanca për Shqiptarët i jep mbështetje të plotë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në menaxhimin e situatës me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

Sidoqoftë, mbi fatkeqësinë e Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik.

Situata e rëndë që kaloi Gostivari nuk duhet të shfrytëzohet për poena politikë. Mbi gjithë atë që ndodhi në qytet dhe shqetësimin e qytetarëve nuk ndërtohet as kauzë, as rejting dhe as fushatë partiake.

Është e lehtë të kritikosh nga larg, por qytetarët e mbajnë mend mirë se kush ishte pranë tyre në ditët më të vështira dhe kush nuk solli as edhe një shishe ujë, duke u mjaftuar vetëm me akuza dhe deklarata publike.

Çdo lëshim duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi të përcaktohet nga institucionet kompetente. Por situata delikate në Gostivar nuk duhet të përdoret për tensione, viktimizim apo përfitime partiake.

Gostivari ka nevojë për solidaritet, përgjegjësi dhe ndihmë konkrete, jo për propagandë dhe skenarë politikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement