Sulmi në zemër që i ndryshoi jetën, Antonio Banderas: Duket paradoksale, por ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur - Gazeta Express
string(112) "sulmi-ne-zemer-qe-i-ndryshoi-jeten-antonio-banderas-duket-paradoksale-por-ishte-gjeja-me-e-mire-qe-me-ka-ndodhur"

Rozë

Gazeta Express

06/08/2026 11:06

Sulmi në zemër që i ndryshoi jetën, Antonio Banderas: Duket paradoksale, por ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Rozë

Gazeta Express

06/08/2026 11:06

Aktori i njohur spanjoll Antonio Banderas ka folur hapur për infarktin që pësoi pothuajse një dekadë më parë, duke deklaruar se, sado paradoksale të tingëllojë, ai e konsideron atë si “gjënë më të mirë” që i ka ndodhur ndonjëherë.

66-vjeçari u rikthye te përvoja e vështirë shëndetësore që kaloi në vitin 2017, duke shpjeguar se ajo e bëri të rishikonte prioritetet e jetës dhe ta vlerësonte më shumë çdo ditë.

Banderas kujtoi se ndodhej në shtëpinë e tij në Surrey të Anglisë, kur ndjeu dhimbje të forta në gjoks. Partnerja e tij, Nicole Kimpel, reagoi menjëherë duke i dhënë një aspirinë deri në mbërritjen e ekipit të urgjencës.

Më pas aktori u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente. Mjekët vendosën tre stenta në arteriet e tij për të rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe për t’i shpëtuar jetën.

Sipas Banderas, kjo përvojë e vështirë ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si e sheh jetën, duke e bërë të përqendrohet më shumë te shëndeti, familja dhe momentet e përditshme, në vend të ritmit të vrullshëm të karrierës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement