Gjini u uron punë të mbarë deputetëve: Qëndrimi ynë mbetet plotësisht i qartë, grupi i Aleancës do jetë zë i arsyes - Gazeta Express
string(113) "gjini-u-uron-pune-te-mbare-deputeteve-qendrimi-yne-mbetet-plotesisht-i-qarte-grupi-i-aleances-do-jete-ze-i-arsyes"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:20

Gjini u uron punë të mbarë deputetëve: Qëndrimi ynë mbetet plotësisht i qartë, grupi i Aleancës do jetë zë i arsyes

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:20

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka uruar punë të mbarë dhe suksese, deputetëve të rinj të Kuvendit, në seancën e sotme konstituive.

Gjini, ka thënë mandati aktual është përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar, dhe se ai, është i bindur që ekipi i Aleancës do të zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit.

Postimi:

Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës!

Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë.

Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent.

Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara!

Advertisement
Advertisement
Advertisement