Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci” - Gazeta Express
string(43) "lirohet-per-qarkullim-rruga-ilir-konushevci"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:32

Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:32

Rruga “Ilir Konushevci”, një prej segmenteve më të frekuentuara të kryeqytetit, është liruar për qarkullim.

“Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga “Ilir Konushevci” të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët” shkroi Përparim Rama mëngjesin e sotëm, në njoftimin për hapjen e rrugës.

Rruga ishte e mbyllur nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, për shkak të punimeve.

Punimet filluan më 22 korrik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement