Protestohet sot para Kuvendit, kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Shtetësinë - Gazeta Express
string(73) "protestohet-sot-para-kuvendit-kerkohet-shfuqizimi-i-ligjit-per-shtetesine"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:14

Protestohet sot para Kuvendit, kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Shtetësinë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:14

Lëvizja Revolta ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të lëvizjes, protesta organizohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Organizatorët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement