Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me mundësinë që Kievi të sigurojë më shumë raketa interceptuese për forcimin e mbrojtjes së tij kundërajrore.
Ai theksoi se është thelbësore të hiqen të gjitha pengesat burokratike dhe të merren vendimet e nevojshme politike.
Nga ana e tij, Rutte deklaroi pas bisedës se është në diskutime me aleatët e NATO-s për mënyrën se si mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet “urgjentisht”. /Panorama