Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, i ftuar në Frontal në T7, e ka konfirmuar se lideri i VV’së, Albin Kurti, dhe, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar takim.
Gola tha se diskutimet janë duke vazhduar, dhe se, mbetet të shpresohet që të arrihet një marrëveshje.
‘’Po në fakt ishte edhe informatë publike që kryeministri Kurti ishte në rrugë për tu takuar sipas agjendës me kryetarin e LDK’së, Abdixhiku. Diskutimet, negociatat po vazhdojnë, krejt çka na mbetet është të shpresojmë të arrihet një marrëveshje, dhe të zhbllokohet kjo situatë.