Mohamed Salah ka hyrë në histori si futbollisti më i paguar ndonjëherë në futbollin turk.
Ylli egjiptian do të përfitojë një pagë neto prej 17 milionë eurosh në sezon, duke lënë pas Victor Osimhen, i cili fiton 15 milionë euro në vit.
Por kjo nuk është e gjitha. Marrëveshja e Salah parashikon gjithashtu që ai të përfitojë 25% të të gjitha të ardhurave nga shitja e produkteve të lidhura drejtpërdrejt me imazhin e tij, duke e bërë kontratën një nga më fitimprurëset në historinë e Superligës së Turqisë.