Mbyllet përkohësisht rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për shkak të punimeve - Gazeta Express
string(77) "mbyllet-perkohesisht-rruga-ilir-konushevci-ne-prishtine-per-shkak-te-punimeve"

Gazeta Express

05/08/2026 16:12

Mbyllet përkohësisht rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për shkak të punimeve

Gazeta Express

05/08/2026 16:12

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ilir Konushevci” në kryeqytet është mbyllë përkohësisht për shkak të punimeve.

Rruga u mbyll sot, më 5 gusht, dhe do të vazhdojë të jetë e mbyllur për qarkullim deri më 10 gusht.

“Segmenti i mbyllur: Nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”. Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor”.

Komuna kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

“Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement