Rahmani: Çdo institucion dirigjohet nga Kurti, jemi në një situatë autoritarizmi - Gazeta Express
string(78) "rahmani-cdo-institucion-dirigjohet-nga-kurti-jemi-ne-nje-situate-autoritarizmi"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 15:26

Rahmani: Çdo institucion dirigjohet nga Kurti, jemi në një situatë autoritarizmi

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 15:26

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset vendi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për situatën aktuale politike dhe ngërçin institucional, Rahmani ka deklaruar se vendi ndodhet në një situatë që ai e cilësoi si “autoritarizëm”.

“Sot jemi në një situatë autoritarizmi, ku çdo institucion drejtohet nga Albin Kurti. Ai nuk e ka asnjë mbikëqyrje”,

Sipas deputetit të PDK-së, vonesa në nisjen e takimeve nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie politike të Kurtit.

Rahmani ka akuzuar Kurtin se po e përdor situatën e krijuar politike për të ruajtur ndikimin mbi institucionet dhe për të konsoliduar pushtetin.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement