“E kishim nderin që e pritëm në Kosovë sa ishim në izolim, na la fjalë të mëdha për Zhegrovën”, Remzi Ejupi e kujton legjendën Franco Baresi - Gazeta Express
string(136) "e-kishim-nderin-qe-e-pritem-ne-kosove-sa-ishim-ne-izolim-na-la-fjale-te-medha-per-zhegroven-remzi-ejupi-e-kujton-legjenden-franco-baresi"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 15:05

“E kishim nderin që e pritëm në Kosovë sa ishim në izolim, na la fjalë të mëdha për Zhegrovën”, Remzi Ejupi e kujton legjendën Franco Baresi

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 15:05

Franco Baresi u nda nga kjo jetë pak ditë më parë, ndërsa prapa e la një trashëgimi në futboll pasi konsiderohet si legjendë e këtij sporti.

Remzi Ejupi, presidenti më i suksesshëm në futbollin kosovar, e ka kujtuar përmes një postimi legjendën italiane të Milanit, shkruan “Zëri”.

Presidenti i nderit i FC Prishtinës ka kujtuar momente të qëndrimit bashkë me Baresin, të cilin e kishte pritur për dy javë në kryeqytetin kosovar gjatë kohës kur e kishte organizuar “Milan Junior Camp Kosova”.

Ejupi gjithashtu i ka përmendur në postim edhe fjalët e mëdha që i kishte thënë tashmë i ndjeri Baresi për yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Ejupi e ka përshkruar Baresin si një njeri të thjeshtë dhe brilant, përkundër madhështisë së tij, ndërsa e konsideron atë si mik të Kosovës, të cilën e vizitoi kur kishte më së shumti nevojë – gjatë izolimit të saj.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Remzi Ejupit në rrjetet sociale:

Screenshot

Advertisement
Advertisement
Advertisement