Një “hirushe” në Kupën e Francës, ekipi amator nga ishulli me 600 banorë e siguron pjesëmarrjen - Gazeta Express
string(92) "nje-hirushe-ne-kupen-e-frances-ekipi-amator-nga-ishulli-me-600-banore-e-siguron-pjesemarrjen"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 14:58

Një “hirushe” në Kupën e Francës, ekipi amator nga ishulli me 600 banorë e siguron pjesëmarrjen

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 14:58

Janë gati 4000 kilometra nga Bresti. Po flasim për Ishujt Sent Pjer e Mikelon, një copëz mikroskopike e rruzullit tokësor me vetëm 240 km katrorë sipërfaqe, e 5500 banorë, por që e kanë një skuadër futbolli që hyri në histori.

Jo vetëm kaq, por kjo skuadër me emrin AS Miquelonnaise, i përket ishullit Mikelon me vetëm 600 banorë, por gjithsesi e fitoi të drejtën për të luajtur në Kupën e Francës këtë sezon.

Amatorët e lojës me top këmbe e prenë biletën pasi e kaluan fazën paraeliminatore.

Siç shkruajnë mediat në Francë dhe në Evropë, ky cilësohet një rezultat i jashtëzakonshëm, unik në llojin e vet.

Po flasim për një ekip të përbërë nga amatorë, që merren me punë të ndryshme që mund të japë ishulli, si me turizmin, peshkimin apo biznese të ndryshme.

Po flasim për një pasion që e ka vetëm një sport i tillë dhe që i detyron njerëzit të udhëtojnë edhe 4000 kilometra për të luajtur një ndeshje, përcjell abcnews.

Arqipelagu është më pranë Kanadasë sesa Francës, por ka lidhje historike e kulturore me metropolin.

Skuadra ekziston që nga fillimi i viteve të 80-ta.

Në 2019, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Grae, i priti në selinë e tij në Paris, dhe o respektoi duke ua dhënë mundësinë ta shohin një ndeshje të kombëtares së “gjelave” në “Stadë dë Frans”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement