Janina Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike - Gazeta Express
string(111) "janina-ymeri-refuzimi-i-qeverise-se-vvse-per-projektet-amerikane-bazohet-blanko-te-tregtia-e-mafise-energjetike"

Gazeta Express

05/08/2026 11:18

Janina Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

Gazeta Express

05/08/2026 11:18

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike”.

Ymeri gjithashtu tha se nuk mori përgjigje nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, por se kërkesën e ka bërë për hir të elektoratit.

“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan. Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyrje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”.

Qeveria në detyrë e Kosovës deri më tani ka hezituar për t’u përfshirë në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan pavarësisht thirrjeve amerikane që ta bëjë këtë. Ky qëndrim i qeverisë ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement