Ushtari rus në Krime qëllon ndaj kolegëve të tij, vret njërin prej tyre dhe tre civilë të tjerë, arrestohet - Gazeta Express
string(105) "ushtari-rus-ne-krime-qellon-ndaj-kolegeve-te-tij-vret-njerin-prej-tyre-dhe-tre-civile-te-tjere-arrestohet"

Gazeta Express

05/08/2026 10:18

Ushtari rus në Krime qëllon ndaj kolegëve të tij, vret njërin prej tyre dhe tre civilë të tjerë, arrestohet

Gazeta Express

05/08/2026 10:18

Një ushtar rus në Krime hapi zjarr dhe vrau katër persona – një koleg të tij dhe tre civilë – në atë që duket të ketë qenë një sulm i rastësishëm me armë.

Ushtari fillimisht qëlloi ndaj kolegëve të tij, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër.

Më pas, sipas një zyrtari, ai e drejtoi armën ndaj civilëve, duke vrarë tre persona në fshatin Khmelnytske.

Sipas BBC-së, viktimat ishin dy burra, të moshës 71 dhe 59 vjeç, si dhe një grua 64-vjeçare, raporton The Independent, transmeton Gazeta Express.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur, tha Mikhail Razvozhayev, guvernatori i emëruar nga Rusia për rajonin e Sevastopolit. Ai bëri të ditur se autori i sulmit është arrestuar.

Nuk është dhënë asnjë informacion mbi motivin e sulmit.

“Të gjitha rrethanat dhe shkaqet e incidentit po hetohen,” tha Razvozhayev, duke u bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin thashetheme.

Ai shtoi se personeli mjekësor po “bën gjithçka të mundur për të shpëtuar” të plagosurit, ndërsa ende nuk është e qartë nëse numri i viktimave mund të rritet.

Krimea është një gadishull strategjik dhe shumë i militarizuar në Detin e Zi, të cilin Rusia e pushtoi dhe e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Që atëherë, Rusia e kontrollon rajonin.

Aneksimi i Krimesë është refuzuar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, i cili e konsideron atë kryesisht si territor të pushtuar të Ukrainës.

Në Krime ndodhet një prani e madhe ushtarake ruse, ndërsa Ukraina e ka shënjestruar rajonin me sulme me dronë dhe raketa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement