Raportohet se është arrestuar një person, dyshohet se kanosi Kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi  - Gazeta Express
string(97) "raportohet-se-eshte-arrestuar-nje-person-dyshohet-se-kanosi-kryesuesin-e-kqz-se-kreshnik-radoniqi"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 10:09

Raportohet se është arrestuar një person, dyshohet se kanosi Kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi 

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 10:09

Raportohet se një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar.

Ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement