A do të pensionohet nga futbolli? Babai e ka një lutje emocionale për Neymarin - Gazeta Express
string(77) "a-do-te-pensionohet-nga-futbolli-babai-e-ka-nje-lutje-emocionale-per-neymarin"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 9:44

A do të pensionohet nga futbolli? Babai e ka një lutje emocionale për Neymarin

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 9:44

Neymar vazhdon ta mbajë të hapur çështjen e së ardhmes së tij në futboll.

Sulmuesi brazilian shmangu t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me një tërheqje të mundshme nga futbolli i luajtur, ndërsa babai i tij ndërhyri për ta qartësuar situatën.

Pas ndeshjes së Santosit, Neymar nuk pranoi të fliste për planet e tij pas përfundimit të kontratës, duke mos dhënë asnjë sinjal nëse do ta vazhdojë karrierën apo do të vendosë t’i varë këpucët në gozhdë.

Kjo i ka shtuar spekulimet që kanë qarkulluar javët e fundit rreth së ardhmes së tij, përcjell “Gazeta Express”

Megjithatë, babai dhe njëherësh menaxheri i tij, Neymar Senior, i hodhi poshtë zërat për pensionim.

“Si baba, e kam vetëm një kërkesë: biri im, vazhdo të luash futboll. Gjeje sërish gëzimin që ta jep topi, buzëqesh në fushë dhe shijoje lojën. Sot je i shëndetshëm dhe nuk duhet të mendosh për fundin e karrierës”, ishte mesazhi i tij emocional.

Babai i Neymarit shtoi se vendimet nuk duhet të merren në momente emocionale dhe se djali i tij ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.

Kujtojmë se Neymar e ka konfirmuar vetëm largimin nga Kombëtarja e Brazilit pas eliminimit nga Kupën e Botës 2026, ndërsa për karrierën në nivel klubesh ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement