Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër - Gazeta Express
string(98) "pas-disa-ditesh-rritjeje-bie-me-15-leke-cmimi-i-naftes-ne-tregun-me-pakice-shkon-ne-199-leke-liter"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 23:07

Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 23:07

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e sotme.

Sipas një vëzhgimi të bërë mbrëmjen e sotme, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve.

Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhe në tregun shqiptar.

Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua Bordi i Transparencës. Në atë periudhë, çmimet maksimale të karburanteve përcaktoheshin nga Bordi dhe monitoroheshin në terren për zbatimin e tyre nga operatorët.

Ndryshe nga ajo periudhë, ulja e mbrëmjes së sotme nuk vjen si rezultat i një vendimmarrjeje administrative, por është reflektuar drejtpërdrejt nga operatorët në pikat e shitjes me pakicë, në përputhje me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një vendimarrje të qeverisë për rikthimin e funksionimit të Bordit./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement