Vlora Çitaku zbulon se ka shkuar në Prokurori javën e kaluar për t'i denoncuar sulmet e "Lule Gjelit" - Gazeta Express
string(98) "vlora-citaku-zbulon-se-ka-shkuar-ne-prokurori-javen-e-kaluar-per-ti-denoncuar-sulmet-e-lule-gjelit"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 20:35

Vlora Çitaku zbulon se ka shkuar në Prokurori javën e kaluar për t’i denoncuar sulmet e “Lule Gjelit”

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 20:35

Rasti i “Lule Gjelit”, profilit në Facebook që kishte tmerruar opinionin për një kohë të gjatë me akuza e sulme të rënda ndaj fytyrave publike e politike, ka shkuar tashmë në Prokurori.

Vlora Çitaku nga PDK, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka konfirmuar ekskluzivisht se ka qenë në Prokurori për këtë rast.

“Unë javën e kaluar, dhe po e them për herë të parë këtu te ju publikisht, kam qenë në Prokurori dhe jam një nga, po thosha kushtimisht, palët e dëmtuara nga ana e një profili të famshëm…”, u shpreh Çitaku në emision, raporton Klankosova.tv.

Ajo tha se këtë veprim e ka bërë për të inkurajuar sa më shumë persona të cilët, sipas saj, kanë qenë cak i sulmeve çnjerëzore.

“Sepse sulmet nuk kanë qenë politike, kanë qenë çnjerëzore nga ana e profileve të shumta të rrejshme në Facebook. Po thosha të rrejshme se ato janë anonime, por të rrejshme nuk janë, se është dikush aty që i organizon, i motivon, dhe unë shpresoj që të zbardhet përfundimisht si skemë”, deklaroi Sekretarja e PDK-së, Çitaku.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në kontekst të lajmeve të rreme nga mediat sociale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement