Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk pranoi të deklarohej pasi mbërriti në Kuvend për takimin me kryeministrin në detyrë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Pas takimit, deklarohemi”, tha Abdixhiku duke hyrë në Kuvend. Me të, atje shkuan edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Abdixhiku i rifillon kështu bisedimet me Kurtin, të cilat i pezulloi në mes të korrikut, kur rreth 150 delegatë të partisë dorëzuan nënshkrimet për të kërkuar shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë.
Pasi më 30 korrik i mbijetoi një votëbesimi për të mbetur në krye të LDK-së, Abdixhiku paralajmëroi se do t’i vazhdojë bisedimet me Kurtin “aty ku kanë mbetur”.