BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit - Gazeta Express
string(67) "be-ja-serish-kerkon-pezullimin-e-rrenimeve-prane-liqenit-te-ujmanit"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:10

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:10

Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje për pezullimin e rrënimeve të objekteve pranë liqenit të Ujmanit, për të cilat autoritetet kosovare thonë se janë ndërtuar pa leje.

Zyrtarët evropianë përsërisin se shprehin keqardhje për këto veprime dhe u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të pezullojnë të gjitha rrënimet derisa gjykatat kompetente të marrin një vendim përfundimtar.

“Nga ana jonë, na vjen keq për prishjen e shtëpive, veçanërisht pasi kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor. Dhe BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe gjithashtu të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme. Dhe çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë prishjen, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar mbi kërkesat e pazgjidhura”, ka theksuar Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Bashkimi Evropian kërkon publikisht ndërprerjen e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit. Javën e kaluar, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë reagoi për këtë çështje, duke theksuar se veprimet e institucioneve të Kosovës po zhvillohen në kohën kur banorët kanë nisur procedura gjyqësore kundër vendimeve për rrënimin e objekteve. Sipas BE-së, gjatë këtij procesi nuk janë respektuar procedurat e rregullta gjyqësore./RTK

Advertisement
Advertisement
Advertisement