Dyshohet se ndezi zjarrin ku u dogjën 400 pemë ulliri, në pranga 54-vjeçari në Mallakastër - Gazeta Express
string(89) "dyshohet-se-ndezi-zjarrin-ku-u-dogjen-400-peme-ulliri-ne-pranga-54-vjecari-ne-mallakaster"

Gazeta Express

04/08/2026 16:58

Dyshohet se ndezi zjarrin ku u dogjën 400 pemë ulliri, në pranga 54-vjeçari në Mallakastër

Gazeta Express

04/08/2026 16:58

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër mbrëmjen e djeshme, pasi u kap pranë vatrës së një zjarri që dyshohet se e kishte ndezur vetë.

Si pasojë e flakëve u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Policia bëri të ditur se i arrestuari, banues në Ballsh, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement