Azilkërkuesit në Gjermani: Rënie rekord e kërkesave në korrik - Gazeta Express
string(60) "azilkerkuesit-ne-gjermani-renie-rekord-e-kerkesave-ne-korrik"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:29

Azilkërkuesit në Gjermani: Rënie rekord e kërkesave në korrik

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:29

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka pësuar një rënie të madhe gjatë muajit korrik 2026.

Sipas informacioneve të publikuara nga BILD, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar 4.311 kërkesa të para për azil, që përfaqëson një rënie prej rreth 50 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 8.293 kërkesa.

Ndërsa në krahasim me korrikun 2024, kur ishin paraqitur 18.503 kërkesa të para për azil, rënia arrin në 75 për qind.

Ministri federal i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, e konsideron këtë rezultat si dëshmi të suksesit të politikës më të ashpër të migracionit.

“Ne po e frenojmë edhe më tej migrimin e paligjshëm. Po e vendosim migracionin në Gjermani dhe Evropë mbi baza të qarta dhe me vendosmëri. Qasja jonë me kontrolle, kurs të qartë dhe vendosmëri vazhdon të japë rezultate”, deklaroi ai. /Klankosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement