Arrestohet 37 vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington - u dogjën mbi 700 ndërtesa - Gazeta Express
string(89) "arrestohet-vjecari-i-cili-dyshohet-se-vuri-flaket-ne-uashington-u-dogjen-mbi-700-ndertesa"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 12:33

Arrestohet 37 vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington – u dogjën mbi 700 ndërtesa

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 12:33

Një 37-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se shkaktoi një nga zjarret më shkatërruese që ka përfshirë zonën e Spokane, në Uashington.

Autoritetet bëjnë të ditur se Aaron Farinacci akuzohet për zjarrvënie të shkallës së parë në lidhje me zjarrin “Old Trails”, më i madhi nga tre vatrat aktive në rajon.

Hetimi nisi pas raportimit të një banori, i cili tha se kishte parë një person me sjellje të dyshimtë pranë zonës ku më pas shpërthyen flakët. Fillimisht i dyshuari u mor në pyetje dhe u lirua, por më pas analizimi i pamjeve të kamerave çoi hetuesit sërish te ai.

Ndërsa autoritetet vijojnë hetimet, pasojat e zjarreve mbeten të rënda për banorët e Spokane. Rreth 700 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar, ndërsa rreth 67 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Zjarri “Old Trails” u përhap me shpejtësi, duke kaluar lumin Spokane dhe duke përfshirë lagje të tëra. Shumë banorë, pasi u kthyen në shtëpi, gjetën vetëm rrënoja.

Mes tyre është edhe Lizzie Davis, e cila humbi shtëpinë ku ishte rritur dhe kujtimet e një jete të tërë.

Kjo ishte shtëpia ime e fëmijërisë. Familja ime jetoi këtu për 18 vjet. U zhvendosëm kur isha 11 vjeç dhe tani jam 29. Po, ne humbem gjithçka. Të gjitha trashëgimitë familjare.”

Për të dhe familjen e saj, humbja është shumë më tepër se një ndërtesë e djegur.

“Babai im sapo kishte mbaruar së paguari shtëpinë. Ai punoi shumë për këtë. Ishte një shtëpi e bukur dhe kjo është një humbje shumë e rëndë.”

Tre zjarret që kanë përfshirë zonën kanë djegur rreth 32 kilometra katrorë tokë. Temperaturat më të ulëta dhe erërat më të dobëta kanë ndihmuar përkohësisht zjarrfikësit, por autoritetet paralajmërojnë se rikthimi i motit të nxehtë dhe të thatë mund ta vështirësojë sërish situatën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement