Mourinho i fërkon duart: Vinicius, Silva dhe Diaz i bashkohen ekipit - Gazeta Express
string(66) "mourinho-i-ferkon-duart-vinicius-silva-dhe-diaz-i-bashkohen-ekipit"

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 13:10

Mourinho i fërkon duart: Vinicius, Silva dhe Diaz i bashkohen ekipit

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 13:10

Lajme të mira për José Mourinhon. Real Madridi po e merr gradualisht formën e plotë të skuadrës pasi disa nga lojtarët më të rëndësishëm janë rikthyer në dispozicion të trajnerit portugez.

Pas përfundimit të angazhimeve të tyre me kombëtaret dhe pushimit pas Kupës së Botës, në stërvitjet e “Los Blancos” janë rikthyer Vinicius Junior, Bernardo Silva dhe Brahim Diaz, duke i dhënë më shumë alternativa Mourinhos përpara fillimit të sezonit të ri, përcjell “Gazeta Express”.

“Special One” kishte punuar deri tani me një grup të reduktuar lojtarësh, por rikthimi i këtyre elementëve konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektin e tij te Real Madridi.

Vinicius mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës, ndërsa Bernardo Silva ishte një nga përforcimet e kërkuara nga vetë Mourinho për t’i shtuar cilësi dhe përvojë mesfushës.

Edhe Brahim Diaz rikthehet në dispozicion të trajnerit portugez, me synimin për ta bindur Mourinhon për rëndësinë e tij në skuadër, në një repart ofanziv ku konkurrenca është shumë e madhe.

Mourinho tashmë pret që grupi të kompletohet plotësisht, ndërsa Real Madridi po përgatitet për sezonin e ri me ambicie të mëdha dhe me një skuadër të ndërtuar për të luftuar për të gjithë trofetë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement