Pse partneri i Dua Lipës nuk e shoqëroi në “Sunny Hill”? - Gazeta Express
string(53) "pse-partneri-i-dua-lipes-nuk-e-shoqeroi-ne-sunny-hill"

Rozë

Gazeta Express

03/08/2026 13:02

Pse partneri i Dua Lipës nuk e shoqëroi në “Sunny Hill”?

Rozë

Gazeta Express

03/08/2026 13:02

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival mblodhi në Prishtinë mijëra adhurues të muzikës dhe emra të njohur të skenës ndërkombëtare. Megjithatë, shumë fansa vunë re mungesën e Callum Turner, partnerit të Dua Lipës.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur aktori britanik ishte i pranishëm në festival, këtë herë ai nuk udhëtoi drejt Kosovës për shkak të angazhimeve profesionale.

Turner ndodhet në New York, ku është duke promovuar filmin e tij më të ri, “One Night Only”, në të cilin interpreton rolin kryesor përkrah Monica Barbaro.

Filmi pritet të dalë në kinema më 7 gusht, ndërsa aktori është i angazhuar në një tur promovues që përfshin intervista, evente dhe takime me fansa në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, ndërsa Dua Lipa performoi para mijëra fansave në Sunny Hill Festival në Prishtinë, Callum Turner vazhdoi angazhimet e tij në SHBA, duke bërë që këtë vit çifti të mos ishte së bashku në festival.

Advertisement
Advertisement
Advertisement