Në disa vendkalime kufitare, pritja deri në një orë - Gazeta Express
string(50) "ne-disa-vendkalime-kufitare-pritja-deri-ne-nje-ore"

Maqedoni

Gazeta Express

03/08/2026 11:49

Në disa vendkalime kufitare, pritja deri në një orë

Maqedoni

Gazeta Express

03/08/2026 11:49

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet me pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimet kufitare “Tabanoc”, “Bogorodicë” dhe “Dijran” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi për rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rëshqitje të dheut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement