Mali i Zi dhe Uganda në listën e vendeve për qendrat evropiane të emigrantëve - Gazeta Express
string(77) "mali-i-zi-dhe-uganda-ne-listen-e-vendeve-per-qendrat-evropiane-te-emigranteve"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 11:26

Mali i Zi dhe Uganda në listën e vendeve për qendrat evropiane të emigrantëve

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 11:26

Zgjerimi i “modelit të Shqipërisë” në nivel evropian, me qendra të reja për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm në vende të treta të sigurta, të financuara nga fondet e BE, ishte ideja e paraqitur në fund të qershorit nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pas miratimit të rregullores së riatdhesimit, por tani do të hidhet në letër dhe do të prezantohet nesër nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi në Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian të ministrave të Brendshëm, pas emergjencës së Ceutës.

Një listë paraprake e vendeve të mundshme pritëse është tashmë në dispozicion, shumë prej të cilave janë në Afrikë. Kjo listë përfshin Ganën, Senegalin, Tunizinë, Libinë, Mauritaninë, Egjiptin, Ugandën, Uzbekistanin, Armeninë, Malin e Zi dhe Etiopinë.

Disa, pra, janë gjithashtu jashtë rrugëve tradicionale. Ndër kandidatët potencialë, në veçanti, janë Uganda – për të cilën Gjermania, Austria dhe Holanda kanë shprehur tashmë interes  dhe Mali i Zi.

Megjithatë, çështja e financimit mbetet. Por, ky nuk do të jetë propozimi i vetëm i paraqitur në takimin e së martës, pasi Italia do të kërkojë zbatim të rreptë të programit ”GSP+”, i miratuar këtë vit dhe që hyn në fuqi më 1 janar 2027.

Ky sistem lidh avantazhet tarifore për vendet në zhvillim me bashkëpunimin efektiv në ripranimin e qytetarëve të tyre që banojnë ilegalisht në Evropë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement