Juventusi e transferon talentin që shkëlqeu në Botëror - Gazeta Express
string(54) "juventusi-e-transferon-talentin-qe-shkelqeu-ne-boteror"

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 17:46

Juventusi e transferon talentin që shkëlqeu në Botëror

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 17:46

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Kerim Alajbegović, duke sjellë në Torino një nga talentët më të kërkuar të futbollit evropian nga Bayer Leverkusen.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, mesfushori ofensiv 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në vitin 2031.

Asnjëra palë nuk e ka bërë publike shumën e transferimit, por raportimet në Gjermani dhe Itali bëjnë të ditur se Juventusi do të paguajë mbi 30 milionë euro, ndërsa me bonuset vlera totale e marrëveshjes mund të arrijë deri në 40 milionë euro.

“Bianconerët” fituan garën për shërbimet e talentit të ri, duke lënë pas konkurrencën e fortë nga Chelsea, Napoli dhe Atalanta.

Chelsea thuhet se ishte klubi që insistoi më së shumti për transferimin e Alajbegović. Madje, ish-trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, raportohet se i bëri një ofertë personale lojtarit. Megjithatë, pamundësia e klubit anglez për t’i garantuar minuta të rregullta në ekipin e parë, sidomos pas transferimit të Morgan Rogers, ndikoi negativisht në negociata. Sipas raportimeve, faktori vendimtar ishte garancia që Juventusi i dha për një rol në ekipin e parë.

I lindur në Gjermani dhe përfaqësues i Bosnje dhe Hercegovinës, Alajbegović është produkt i akademisë së Bayer Leverkusenit. Verën e kaluar ai u transferua te RB Salzburg, por zhvillimi i tij i shpejtë bëri që Bayer të aktivizonte klauzolën e riblerjes dhe ta rikthente këtë verë.

Megjithatë, vetëm pak javë pas rikthimit, Juventusi arriti ta transferojë talentin 18-vjeçar.

Alajbegović largohet nga Bayer Leverkusen pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë, duke i dhënë fund një lëvizjeje mjaft të veçantë në karrierën e tij të hershme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement