Arsenali po përgatit një ofensivë të madhe në merkaton e verës, me synimin për të transferuar yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.
Sipas raportimeve, “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për brazilianin, ndërsa janë gati t’i ofrojnë edhe një kontratë katërvjeçare me 25 milionë euro neto në sezon.
Për ta bindur Viniciusin të transferohet në Londër, Arsenali është i gatshëm t’i japë edhe 100% të të drejtave të imazhit, ndryshe nga marrëveshja aktuale me Real Madridin, ku lojtari ndan të drejtat në raport 50 me 50 me klubin.
Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të shqyrtojë një ofertë të tillë për një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.