Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se plagosi djalin e tij me armë zjarri - Gazeta Express
string(81) "arrestohet-nje-person-ne-suhareke-dyshohet-se-plagosi-djalin-e-tij-me-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 9:42

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se plagosi djalin e tij me armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 9:42

Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje në familje, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS/Suharekë 01.08.2026-19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuar mashkull kosovar, e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar arma –pistoletë  me pesë copë fishekë që dyshohet se është përdoruar në rast. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizreni, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement