Sot në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë (11:00-17:30) - Gazeta Express
string(62) "sot-ne-autostrada-slejohen-automjetet-me-mbi-20-tone-1100-1730"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 8:06

Sot në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë (11:00-17:30)

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 8:06

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit bëri të ditur njofton se të dielën (2 gusht), do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi i mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement