Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur se ndeshja e parë e Zinédine Zidane si përzgjedhës i Francës është shitur plotësisht.
Ish-trajneri i Real Madridit mori zyrtarisht drejtimin e “Les Bleus” të martën, duke pasuar Didier Deschampsin në stolin e kombëtares.
Zidane ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare si trajner i Francës.
Ai do ta nisë aventurën e tij në krye të kombëtares franceze me gjashtë ndeshje në Ligën e Kombeve të UEFA-s, të cilat do të zhvillohen mes shtatorit dhe nëntorit kundër Turqisë, Italisë dhe Belgjikës.
Debutimi i Zidane si trajner i Francës do të jetë më 25 shtator në Izmit, në përballjen ndaj Turqisë.
Tri ditë më vonë, Franca do të luajë si mysafire ndaj Belgjikës në Bruksel, ndërsa më pas do të rikthehet në shtëpi për t’u përballur me Italinë e drejtuar nga Roberto Mancini.
Franca e Zidane do të ketë mbështetjen e rreth 80 mijë tifozëve në Stade de France, pasi Federata Franceze ka konfirmuar se ndeshja e 2 tetorit ndaj katër herë kampiones së botës, Italisë, është shitur plotësisht./GazetaExpress/