Pamje nga lufta me zjarret që kanë mbërthyer Evropën - Gazeta Express
string(52) "pamje-nga-lufta-me-zjarret-qe-kane-mberthyer-evropen"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 16:09

Pamje nga lufta me zjarret që kanë mbërthyer Evropën

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 16:09

Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë pa pushim me vatra zjarri në shtete evropiane, teksa Franca dhe Spanja janë goditur më së rëndi. Në këto dy shtete, mijëra persona janë evakuuar për shkak të zjarreve, teksa kushtet e thata të motit po e përkeqësojnë situatën. Kontinenti evropian, sipas shkencëtarëve, është kontinenti që po ngrohet më së shpejti. 

Një pjesëtar i agjencisë kundër zjarreve qëndron afër një vatre zjarri që digjet në Le Porge të Francës më 22 korrik. Si pasojë e zjarreve, mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e prekura në Francë.

Një burrë, së bashku me qenin e tij, shikon zjarrin e egër që ka kapluar një mal në Onda të Spanjës më 27 korrik. Qeveria spanjolle veçse ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Një banor vendas ndihmon në shuarjen e zjarreve në provincën Mugla të Turqisë më 29 korrik 2026.

Varka të ankoruara në Lakano të Francës, teksa zjarret digjen në një zonë pyjore aty pranë.

Banorët dhe zjarrfikësit punojnë së bashku në shuarjen e vatrave të zjarrit afër Formarizit në provincën Zamora të Spanjës më 29 korrik.

Një shtëpi e shkrumbuar në provincën Avila të Spanjës më 28 korrik 2026.

Pamje nga lart të përhapjes së zjarreve në malin Burgohondo në Avila të Spanjës.

Zjarrfikësit që janë angazhuar në luftën me zjarret, duke pushuar në një sallë sportive, të shndërruar në një qendër koordinuese, në Lege-Cap-Ferret të Francës më 29 korrik 2026.

Një turiste duke u evakuuar, ndalen dhe fotografon një vatër zjarri në Ares, në jugperëndim të Francës.

Një banor i Formarizit në Spanjë, spërkatë me ujë barin, me synimin që të  mos përfshihet nga flakët, teksa në afërsi shihet një vatër e madhe zjarri. 29 korrik 2029.

Një aeroplan i angazhuar në shuarjen e zjarreve hedh ujë mbi zonat malore në La Mierla të Spanjës.

Raphael Fohanno, 18 vjeç, shikon shtëpinë e familjes së tij që është djegur nga zjarret e egra në Francë më 28 korrik 2026.

Pemë duke u djegur në një zonë pyjore në Artana të Spanjës më 29 korrik 2026.

Kjo fotografi e bërë me dron tregon shkatërrimin që kanë pas zjarret në Kastronovo di Sicilia, në Sicili të Italisë më 22 korrik 2026.

Zjarrfikësit spanjollë duke luftuar me një vatër zjarri në provincën Zamora të Spanjës më 29 korrik 2026.

Advertisement
Advertisement
Advertisement