Një grua dje u gjet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt në Gjakovë.
Policia sot tha se ende s’e ka identifikuar atë, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.
“Fsh. Fshaj, Gjakovë 31.07.2026 – 11:07. Në breg të lumit-tek Ura e Fshajt, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës (i gjinisë femërore) ende i pa identifikuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.
*Fotografia në lajm ilustruese